Rekord Guinness për parkimin më të ngushtë në botë (video)

Tashmë dhe zyrtare, nën vëzhgimin dhe prezencën e përfaqësuesve të çmimeve Guinness, kompania e makinave Mini Cooper me shoferin (kaskander) Han Yue fitoi çmimin rekord për parkimin më të “ngushtë” në botë.


Shoferi i mrekullueshëm kinez, Han Yue, ishte ai i cili theu rekordin Guinness nën timonin e një Mini Cooper, për parkimin më të ngushtë në botë. Madje, parkimi duhej arritur vetëm me një lëvizje (ashtu siç dhe bëhet çdo vit), kështu që Han Yue, përmirësoi rezultatin e tij të mëparshëm me 7 cm më pak!
E veçanta e provave të sivjetshme, ishte se u kryen me një model të ri Mini Cooper-i, që prodhohet dhe del posaçërisht vetëm për tregun kinez -  “MINI Cooper Chinese Job”.
Vlen të theksohet se Han Yue, mundi të parkojë Mini Cooper-in, në një vend parkim vetëm 15 cm më të madh se vetë dimensioni i Mini Cooper-it. Ndërsa tentativa e mëparshme ishte bërë me 22 cm boshllëk më shumë se vetë madhësia e Mini Cooper-it.
Rekordi i parkimit, konsiderohet si nga më të rëndësishmit të rekordeve Guinness, çmim ky që është thyer 5 herë vetëm dy vitet e fundit./albobserver.com/
Ndiqni videon me tentativat fantastike të shoferëve tek parkojnë aq profesionalisht:

Digg Google Bookmarks reddit Mixx StumbleUpon Technorati Yahoo! Buzz DesignFloat Delicious BlinkList Furl

0 comments: on "Rekord Guinness për parkimin më të ngushtë në botë (video)"

Post a Comment