Latest Posts

Si ta kuptosh kur dikush po gënjen

Në qoftë se po dyshoni se i dashuri juaj po fsheh diçka nga ju, atëherë ndiqni gjuhën e trupit të tij dhe veprimet të cilat ai i bën, sepse ato mund të zbulojnë më shumë se fjalët.

1. Ndiqni këmbët e tij
Kur dikush i kryqëzon këmbët apo i mbështjell ato rreth karriges atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai po gënjen.
2. Pauzon para se të flet
Në qoftë se i parashtroni ndonjë pyetje direkte si “Ku ishe mbrëmë?” ose “A po më tradhton?” dhe nëse pas asaj vijon një pauzë apo nëse ai e përsërit pyetjen tuaja, atëherë ndoshta edhe e ka futur veten në sherr.
3. Duart në xhepa
Në qoftë se qëndron para jush dhe duart i ka të futura në xhepa, kjo shpreh shqetësimin e tij dhe mund të jetë shenjë se ai po fsheh diçka nga ju. Është e juaja që të zbuloni se çfarë është ajo.
4. Ngritje e supeve
Nëse ju thotë “mbrëmë dola me shokët e mi” dhe njëkohësisht ngre supet, është mirë që të hulumtoni pak më thellë se me kë ka qenë mbrëmë në të vërtetë. Ky gjest do të thotë se as ai vetë nuk e beson atë që e thotë.
5. Vazhdimisht përdor fjalët “por” dhe “ama”
Nëse fjalitë e tij nisin me “E di që mendon se kjo që do ta them është e çuditshme, por…” ose, “E di që nuk do t’më besosh, ama…” mundësia që gjëja e ardhshme që do ta thotë është gënjeshtër, është e madhe!
6. Ngul sytë në sytë e juaj
Nganjëherë, gënjeshtarët kanë aq dëshirë për t’ju bindur se nuk po gënjejnë, saqë do t’u shikojnë drejt në sy një kohë shumë të gjatë, duke u munduar t’ju dëshmojnë se nuk kanë asgjë për të fshehur.
7. Prek fytyrën derisa flet me ju
Ata që gënjejnë nuk do t’ju lejojnë që për një kohë më të gjatë të analizoni fytyrën dhe lëvizjet e tij. Prandaj, shpeshherë i afrojnë duart afër fytyrës me qëllim që t’i “bllokojë” fjalët që i dalin nga goja.
8. Nuk mundet ta përshtatë tregimin e tij
Vetëm personat të cilët kanë gënjyer për një ngjarje të caktuar janë të paaftë për ta përshtatur tregimin e tij, në qoftë se një komponentë e tregimit mungon. Pra, në qoftë se mundoheni që ta zbuloni të vërtetën dhe ai vazhdimisht përsërit gjërat të cilat veç më ua ka thënë, jini të sigurta se po ju gënjen
read more...

Rita Ora vuan nga .....?

Rita Ora ka një fobi shumë të veçantë, ajo tmerrohet secilën herë kur duhet të shkojë në tualet.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe po ndërton karrierë të suksesshme në Britani, ka frikë se diçka e ligë fshihet nëpër gypat e tualetit, secilën herë që shkon atje.
“Gjithmonë kur shkoj në tualet më duket se diçka do të dalë nga poshtë. Kjo gjë më vjen kur mendoj se ai gyp duhet të fillojë nga diku dhe ndonjëherë mendoj, “Çka nëse diçka del nga tualeti’?”.
“Kjo është një prej gjërave që më frikëson. Gjithmonë sigurohem të ketë dritë kur shkoj në tualet”, ka thënë Rita për The Sun. /Telegrafi/
read more...

Mashkulli me veshjen e një femre që shkrin së qeshuri vizitorët e chatroulette (VIDEO)

read more...

Stresi e Ronela Hajati ofendojnë të varfërit (VIDEO)

Ka përfunduar në rrjetin Youtube një video skandaloze që tregon për protagonistë këngëtarët Stresi dhe Ronela Hajati. Videoja që shikoni bashkëngjitur ka marrë kritika të forta nga shikuesit për shkak të natyrës tallëse me shtresën e të varfërve. Stresi dhe Ronela i janë afruar një të moshuare që flinte në rrugë duke e frikësuar dhe më pas ajo u kërkon të largohen ndërsa Stresi i thotë “çfarë do të thuash për Top Channel dhe për Getoar Selimin”
read more...

Rekord Guinness për parkimin më të ngushtë në botë (video)

Tashmë dhe zyrtare, nën vëzhgimin dhe prezencën e përfaqësuesve të çmimeve Guinness, kompania e makinave Mini Cooper me shoferin (kaskander) Han Yue fitoi çmimin rekord për parkimin më të “ngushtë” në botë.


Shoferi i mrekullueshëm kinez, Han Yue, ishte ai i cili theu rekordin Guinness nën timonin e një Mini Cooper, për parkimin më të ngushtë në botë. Madje, parkimi duhej arritur vetëm me një lëvizje (ashtu siç dhe bëhet çdo vit), kështu që Han Yue, përmirësoi rezultatin e tij të mëparshëm me 7 cm më pak!
E veçanta e provave të sivjetshme, ishte se u kryen me një model të ri Mini Cooper-i, që prodhohet dhe del posaçërisht vetëm për tregun kinez -  “MINI Cooper Chinese Job”.
Vlen të theksohet se Han Yue, mundi të parkojë Mini Cooper-in, në një vend parkim vetëm 15 cm më të madh se vetë dimensioni i Mini Cooper-it. Ndërsa tentativa e mëparshme ishte bërë me 22 cm boshllëk më shumë se vetë madhësia e Mini Cooper-it.
Rekordi i parkimit, konsiderohet si nga më të rëndësishmit të rekordeve Guinness, çmim ky që është thyer 5 herë vetëm dy vitet e fundit./albobserver.com/
Ndiqni videon me tentativat fantastike të shoferëve tek parkojnë aq profesionalisht:
read more...