Tri
femra janë arrestuar në Zimbabve me një akuzë të pazakontë: përdhunim
meshkujsh. Policia në qytetin Gëeru i ka arresutar tri gratë, të cilat
mendohet se i rrëmbenin meshkujt, i përdhunonin dhe më pas i hidhnin në
anë të rrugës. Nisur nga kontrolli i automjetit të tyre, autoritetet
janë shprehur se ka mundësi që rrëmbimi i meshkujve dhe detyrimi i tyre
për të kryer marrëdhënie sek suale ishte pjesë e një rituali. Tri
femrat, dy 24-vjeçare dhe e treta 26, mendohet të jenë pjesë e një bande
që endet nëpër autostradat e vendit duke përdhunuar meshkujt nën
kërcënimin e armës. Bashkëqytetarë të grave, të mbledhur para ndërtesës
së policisë. Ato u zbuluan rastësisht pas aksidentit me makinë të të
dashurit të njërës prej tyre, i cili lajmëroi policinë. Menjëherë pas
mbërritjes në vendin e aksidentit, policëve u tërhoqi vëmendjen tensioni
i tri femrave, të cilat përpiqeshin të hiqnin diçka nga makina. Pas
kontrollit, atyre iu gjetën në një çantë 33 prezervativë të përdorur.
Emrat e përdhunuesve nuk janë bërë të ditur nga policia për arsye
hetimi, ndërsa një numër i madh njerëzish u mblodhën para stacionit të
policies pas arrestimit të 3 femrave

0 comments: on "Arrestohet banda e femrave, përdhunonin meshkujt"
Post a Comment